Shembet ura, disa të vdekur në SHBA

697
Sigal

Një urë për këmbësorë është shembur në Miami të SHBA-ve të enjten, duke vrarë disa persona.

Sipas “NBC News”, patrulla e Autostradës së Floridës konfirmoi se kishte disa viktima dhe se shumë makina ishin zënë poshtë nga ura në ndërtim pranë kampusit të Universitetit Ndërkombëtar të Floridas.

Ura parashikohej të hapej në pjesën e parë të vitit të kaluar.

Të shtunën ajo u hoq nga mbështetëset dhe u vendos në pozicionin e saj të përhershëm.

Ura me vlerë 11.4 milionë dollarë ishte menduar të lidhte shkollën me qytetin e Sweetwater.