Shembet tuneli në zonën ku Kim Jong un kryen testet bërthamore, mbi 200 të vdekur

484
Mbi 200 persona kanë mbëtur të vdekur pasi një tunel i papërfunduar u shemb në malin e testimit berthamor, Punggye në Korenë e Veriut.

Ngjarja ndodhi më 10 tetor por vetëm ditën e sotme u bë publik lajmi nga agjencia e lajmeve koreanojugore, Yonhap.
Ndërsa sipas televizionit japonez, Tv Asahi i cili citon burime anonime rreth 100 punëtor humbën jetën pas shëmbjes së tunelit në zonën bërthamore të Punggye-ri.
Ndërsa mbi 100 të tjerë humbur jetën si pasojë e tentativave për të shpëtuar punëtorët e ngujuar. Punggye-ri është zona ku Koreja e Veriut kryen testet bërthamore dhe raketore. Testimi i fundit bërthamor, më datë 3 shtator duket se ka shkaktuar disa rrëshqitje dheu.
Sigal