Sigal

Shembja e një pjesë të stadiumit në Madagaskar për pak sa nuk prodhoi një tragjedi të përmasave të mëdha. Sipas mediave botërore, incidenti la të paktën një të vdekur dhe 37 të plagosur. Ngjarja ndodhi përpara sfidës, Madagaskar-Senegal, kur qindra tifozë u përpoqën për të hyrë në Stadiumin Komunal të Mahamasina.

Stadiumi, i cili kishte një kapacitet prej 23,000 spektatorë, arriti numrin maksimal të tifozëve, duke prodhuar skenën që mund të kishte shkaktuar një tragjedi më të madhe.

“Xhaxhai jonë iku për të parë ndeshjen. Ai u largua nga shtëpia rreth orës 8:00. Ne dëgjuam që ai u shtrua në spital pasi kishte marrë disa plagë nga shembja e tribunës së stadiumit“- ka thënë një 30-vjeçar, Henintsoa Mialy Harizafy.

“Nuk e kuptova pse kishte vetëm një derë të hapur në një lojë të madhe”,-tha Harizafy, i cili shkoi në spitalin “Hjaja” për të mësuar më shumë rreth gjendjen së anëtarit të tij të familjes.

Për mediat u prononcua dhe drejtori i spitalit që kujdeset për viktimat, ku deklaroi:

Ishte një ortek në stadiumin ku u luajt sfida. Tani për tani ka një të vdekur dhe 37 të plagosur”,-tha Oliva Alain Rakoto.

Pavarësisht incidentit, takimi nisi në kohën e planifikuar, por ajo që ra në sy ishte se dy skuadrat nuk mbajtën asnjë minutë heshtje. Takimi ishte i vlefshëm për Kupën e Afrikës, ndërsa u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.