Shembet një kazermë në Omsk, 23 të vdekur

425
Të paktën 23 persona humbën jetën pas shembjes së një kazerme në Omsk, Siberi, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve, Interfax. “Deri tani janë gjetur nën rrënoja pesë ushtarë”, raportoi Ministria ruse e Mbrojtjes.“Menjëherë, presidenti rus, Vladimir Putin u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes të garantojë ndihmat e nevojshme mjekësore për të prekurit”, u shpreh zëdhënësi presidencial, Dmitri Peskov.
Godina e shembur ishte një ndërtesë katërkatëshe, që strehonte në total 337 ushtarë. Nuk janë dhënë detaje specifike mbi kushtet e të plagosurve, një duzinë e të cilëve po transportohen në Moskë. Baza ushtarake ishte rikonstruktuar rreth një viti më parë.
Sigal