Shembet manastiri në Napoli, nxirren të gjallë tre punëtorë, një ende nën rrënoja

197
Tre punonjës janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një ish-manastiri që është shembur në rrugën “Tribunali”, në qendrën antike të Napolit.
Ky është bilanci i parë i forcave zjarrfikëse për incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Napoli, ku u shembën mure dhe pjesë të tjera të kishës së San Paolo Maggiore. Katër punëtorë ndodheshin në objekt por njëri nuk është nxjerrë ende nga rrënojat.
Në ndërtesë po zhvilloheshin punime për rikonstruksionin e kishës dhe kishte punonjës. Burime të pakonfirmuara flasin për dy viktima, por ende nuk është e sigurt. Në vend ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia.