Shembet brenda pak minutave ura 107 vjeçare në Pensilvaninë Perëndimore

517
Ura 107 vjeçare në Pensilvaninë Perëndimore është shembur e gjitha brenda pak minutave, menjëherë pas ndërhyrjes në të stafit të Departamentit të Transportit në Pensilvani, të cilët e shëmben me shpërthim strukturën masive të hekurt.
Ura “Hulton” u shemb menjëherë në pjesën më të madhe të stuktrurës së saj, që bashkon dy anët e lumit.
Ura e vjetër 107 vjeçare u shemb për tu rikonstruktuar e për tu bërë më pas tërësisht funskionale, përmes një plani të ri për rindërtimin e saj në shumën e 66 milionë dollarëve.
Ura lidh bashkë dy qytetet që i ndan një lumë, Oakmont dhe Harmar.
Sigal