Shefja e Politikës së Jashtme, Mogherini: BE-ja nuk ishte e përgatitur për fluksin migrator

432
“Duhej të ndodhte vala e refugjatëve në të ashtuquajturën ‘rruga ballkanike’ për të kuptuar se ka nevojë për një përgjigje evropiane”, theksoi ajo.
“Kemi humbur shumë kohë me masat që duhej të merreshin muaj më parë. Shpresoj se tashmë të gjithë e kemi kuptuar se ky ishte një problem i përbashkët evropian”, shtoi Mogherini.
“Marrëveshja rregulluese e Dublinit praktikisht nuk ka më fuqi. Ka ardhur koha që qeveritë të vlerësojnë se është e rëndësishme për të marrë vendime serioze për fluksin migrator dhe të refugjatëve”, tha shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Sigal