Shefja e FMN: Kriza e refugjatëve po vë në rrezik Shengen-in

490
Sigal

“Kriza e refugjatëve në Evropë po vë në rrezik zonën Shengen”- është shprehur shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Legarde. Ajo tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se numri në rritje i refugjatëve në Evropë, e ka vendosur marrëveshjen Shengen në një moment kritik.

Zona Shengen përbëhet nga 26 vende evropiane ku qytetarët udhëtojnë pa viza. Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Thuajse një milionë refugjatë kanë hyrë vetëm në Gjermani.