Shefi i ushtrisë britanike: Rusia mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit

591
Shefi i ushtrisë britanike ka thënë se Rusia përbën kërcënim të madh tek vendet e NATO-s, sa i përket kabllove të komunikimit nënujor, të cilat janë shumë të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare dhe internetin.
Shefi i stafit të Mbrojtjes, Stuart Peach, ka thënë se Britania dhe NATO, e kanë bërë prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit, pasi ka mundësi që Rusia t’i sulmojë ato.
Peach ka thënë se masat janë marrë si përgjigje ndaj “kërcënimit që paraqet modernizimi i marinës ruse”.
Ai ka thënë se në rast të ndonjë problemi të tillë, në mënyrë katastrofike do të ndërpriteshin rrugët ndërkomëbtare tregare dhe ato të internetit.
Peach ka thënë se anijet ruse janë parë shumë afër kabllove që bartin komunikimet në mes të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara,.
Sigal