Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut: Trump, i rrezikshëm nëse zgjidhet president

511
Sigal

Gazeta Telegraf/ Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut,
Zeid Ra’ad al-Hussein, ka thënë se, shikuar nga një pikëpamje ndërkombëtare,
kandidati republikan për president të SHVA-vë, Donald Trump, do të jetë i
rrezikshëm, nëse zgjidhet president.Ai thotë se komentet e Trumpit janë tejet
shqetësuese dhe turbulluese, veçanërisht rreth torturës dhe njerëzve të
pambrojtur.Ndërkohë, ambasadori rus në OKB ka thënë se Zeid nuk duhet t’i
kritikojë shefat e qeverive të huaja.“Nëse Donald Trump zgjidhet president,
bazuar në atë se çfarë ka dhënë tashme dhe nëse kjo nuk ndryshon, mendoj se pa
kurrfarë dyshimi, ai do të jetë i rrezikshëm, shikuar nga një pikëpamje
ndërkombëtare,” ka thënë ai.