SHBA,Trump kërkon uljen e taksave përveç më të pasurve

51
Miliarderi amerikan, Donald Trump, paraqiti të hënën një plan të thjeshtimit fiskal që sipas tij do të jetë me përfitim për të gjithë amerikanët përveç se për më të pasurit, duke përfshirë edhe atë, garantoi ai. “Kjo do më kushtojë shumë”, deklaroi Donald Trump, kandidat në garën e republikanëve se kush do të jetë përfaqësuesi që do konkurojë për Shtepinë e Bardhë, gjatë një konference për shtyp në kullën “Trump” në Nju Jork.

Kandidati ka propozuar të ulë taksat federale në 25 për qind nga 39,6 për qind që janë sot. Ai propozoi gjithashtu të eleminojë taksën federale për 73 milonë shtëpi, rreth gjysma e shtëpive në amerikë. “Manjati i pronave të paluajtshme shpreson të eleminojë shumicën e vjedhejve dhe evazionit fiskal, nga të cilat përfitojnë më të pasurit dhe menaxherët e fondeve të investimit. Përfitimet që do të mblidhen nga eleminimi i evazionit do të financojnë uljen e taksave për shumicën e taksapaguesve”, deklaroi Trump.