SHBA/ Zbulon vrasësin e vëllait pas 40 vitesh

457
Sigal

John Twaddle ishte duke pritur prej 40 vitesh tashmë për të gjetur se kush e ka vrarë vëllanë e tij dhe dy miqtë që e shoqëronin atë.

Ai mori një telefonatë të premten, ku njeriu nga ana tjetër e telefonit i tha se kishin arrestuar personin që ka kryer vrasjen e vëllait të tij Gordon Twaddle, 21 vjeç në atë kohë, si dhe ka ekzekutuar edhe Timothy Thomson, 31 vjeç dhe Karen Edwards, 23 vjeçe.

Bruce John Preston 63 vjeç oficer burgu nga Goulburn, New South Wales (SHBA) akuzohet për 3 vrasje. Pasi ka kryer vrasjet, dyshohet se ai ka fshehur trupat afër malit Isa, Queensland.

John Twaddle u shpreh për mediat amerikane se “drejtësia për vëllanë ishte e vonuar”, por shtoi se “më mirë vonë se kurrë”.