SHBA, zbulohet çifti monstër, nxjerr në shitje foshnjën 3 mijë dollarë

71
Një çift në Tennessee, SHBA është arrestuar pas përpjekjes për të shitur foshnjën e tyre 4 muajsh në Craigslist tek një oficer i infiltruar policie.
Deanna Lynn Greer, 37 vjeçe dhe John David Cain, 26 vjeç, nga Greene i Tennessee, kishte lënë një takim me policin e infiltruar pas vendosjes së njoftimit në një faqe interneti.
Policia u njoftua nga një çift tjetër që kishte parë njoftimin për shitjen e foshnjës. Zyrtarët fillimisht menduan se njoftimi mund të ishte një lloj mashtrimi, deri kur zbuluan se në fakt prindërit e foshnjës ishin të sinqertë në ofertën e tyre për të shitur fëmijën 3 mijë dollarë.
Pas arrestimit të tyre të premten e kaluar, foshnja u mor nën kujdestarinë e shtetit. Greer dhe Cain janë në burg dhe mund të lirohen vetëm nëse ata do të mund të paguajnë një garanci financiare prej 150 mijë dollarësh.