SHBA/ Vriten gjatë raportimit Live në Virxhinia, gazetari dhe kameramani

481
SHBA- Gazetarja dhe operatorja e një televizioni në SHBA janë ekzekutuar teksa ishin duke transmetuar LIVE gjatë një interviste.
Mësohet se viktimat janë gazetarja Alison Parker dhe operatori Adami Ward të cilët ishin duke mbuluar një histori për TV amerikan WDBJ në Virxhinia.
Mbetet ende enigmë se kush është autori i vrasjes apo cilat kanë qenë motivet që e kanë çuar drejt këtij akti. Fakt është se viktima të sulmit kanë qenë vetëm 2 punonjësit e TV, gazetarja Alison Parker dhe operatori Adami Ward ndërsa gruaja të cilën ata po intervistonin ka shpëtuar, por është ende e paqartë gjendja e saj shëndetësore.
Nga ajo çfarë mund të kuptohet nga videoja, autori ka ardhur duke qëlluar me një armë automatike disa herë në drejtim të grupit të xhirimit. Përveç të shtënave që janë disa herë me breshëri dëgjohen edhe ulërimat e gruas që po intervistohej.
Në video operatori ka mundur të filmojë personin që e vrau, nga sa mund dallohet kuptohet që është një person me ngjyrë, gjithsesi pamjet janë të paqarta dhe policia po punon për identifikimin e autorit. 
Sigal