Sigal

Më datë 7 shtator shqiptari Grei Frashëri u vra në Nju Jork.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë ende nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë krim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5.45 minuta të 7 shtatorit në rrugën 93 në Fourth Avenue, vetëm gjysmë milje larg shtëpisë së tij.

Policia ishte njoftuar për sulmin dhe në momentin kur kishin mbërritur në vendngjarje kishin gjetur 23 vjeçarin me plagë të shkaktuar nga një armë, në qafën e tij.

Frashëri është dërguar në spital ku dhe ishte deklaruar vdekja e tij, tha policia.

Të martën në mbrëmje (11 shtator) familja dhe miqtë e tij mbajtën një ceremoni homazh në Bay Ridge. “Po përpiqemi ti japim kurajo prindërve,por është e vështirë” thotë kushëriri i Greit, Kristi Leka.

Deri tani nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërsa policia ka shpërndarë foton e 23 vjeçarit duke kërkuar ndihmë në komunitet për të gjetur autorin.

“Familja e tij kërkon ndihmë për të zbuluar vrasësin” thotë Leka. Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion një shpërblim dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit.