SHBA, vlerësime kundërthënëse rreth marrëveshjes me Iranin

156
Marrëveshja shumëpalëshe e gjashtë fuqive botërore me Iranin mbi heqjen e sanksioneve ekonomike me kushtin e ndërprerjes së u ambicieve bërthamore u quajt një fitore e diplomacisë. Marrëveshja shumëpalëshe e gjashtë fuqive botërore me Iranin mbi heqjen e sanksioneve ekonomike me kushtin e ndërprerjes së u ambicieve bërthamore u quajt një fitore e diplomacisë një ujdi dhe kompromis historik. Në Washington presidenti amerikan Barack Obama e vlerësoi si një sukses të diplomacisë amerikane e cila ‘mund të sjellë ndryshim real dhe të thellë,’ siç tha, ‘një ndryshim që e bën vetë Amerikën dhe botën më të sigurt.
’Republikanët qoftë udhëheqësit e dy dhomave në Kongres ashtu edhe kandidatët që tashmë e kanë filluar garën presidenciale, të gjithë deri në një u deklaruan kundër marrëveshjes. Ka shumë gjasa që marrëveshja do të refuzohet nga Kongresi amerikan i cili në të dyja dhomat kontrollohet nga republikanët. Kongresi amerikan ka një afat prej 60 ditësh që ta shqyrtojë marrëveshjen gjatë së cilës kohë ligjvënësit do të votojnë për ta miratuar ose për ta hedhur poshtë. Mirëpo presidenti Obama tha dje se do të vendoste veton ndaj çdo legjislacioni në Kongres që do të synonte bllokimin e marrëveshjes.
Liderët e demokratëve në Kongres kanë mbështetur marrëveshjen mirpëo që marrëveshja të miratohet demokratëve ju duhen edhe disa vota të republikanëve, transmeton rtk. Marrëveshja, sipas zyrtarëve amerikanë synon të sigurojë që programi bërthamor i Iranit të jetë paqësor dhe të mos përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore. Marrëveshja tashmë ka definuar edhe krijimin e një mekanizmi me të cilin i lejohet Kombeve të Bashkuara të kërkojnë të verifikojnë zbatimin e marrëveshjes dhe detyrimeve nga Irani. Marrëveshja do të ndikojë në tensione të mëtejme midis Izraelit dhe Amerikës, përkatësisht kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe presidentit Obama të cilët tashmë hapur kanë shfaqur mospajtimet e tyre rreth Iranit dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme.