SHBA, vdes zonja që përqafonte ushtarët para misioneve

423
Trupat ushtarake amerikane kanë humbur një nga mbështetëset e tyre më të mëdha. Elizabeth Laird, e njohur ndryshe si “hug lady”, “zonja e përqafimit”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare në Killeen në Teksas të SHBA-ve.
Në 12 vitet e fundit, ka shtrënguar në krahët e saj, në aeroport mijëra ushtarë amerikanë të gatshëm për t’u nisur për misione jashtë vendit.
Elizabeth 1Kur gjendja e saj shëndetësore u rëndua, mjekët e shtruan në spital dhe ushtarakët shkuan për ta vizituar “nënën” e tyre shpirtërore.
“Secili nga këta ushtarë është special, – përsëriste shpesh ajo. – Deri në ditën që Zoti do të më lejojë, do të vazhdoj t’i përqafoj”.
Sigal