SHBA, Uashingtoni sanksionon 39 kompanive ruse të armatimit

571
SHBA publikoi të premten një listë prej 39 kompanish ruse të armatimeve që i është ndaluar e drejta për të tregtuar, sipas një ligji të ri amerikan.
“Në mesin e këtyre kompanive që kanë marrëdhënie me ushtrinë dhe agjencitë e shërbimeve sekrete të Rusisë renditen grupe të mëdha të eksportuesve si tregtia e armëve dhe automjeteve ushtarake “Rosoboronexport” dhe prodhuesi i famshëm i armëve “Kallashnikov”, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Çdo shoqëri e përfshirë në transaksione “të rëndësishme” rrezikon sanksione të SHBA, në përputhje me një ligj të miratuar në korrik nga ana e Kongresit amerikan, pavarësisht kundërshtimit të presidentit Donald Trump.
“Qëllimi i Kongresit dhe qeverisë është përdorimi i nenit 231 të ligjit për t’iu përgjigjur qëndrimit armiqësor të Rusisë në lidhje me krizën në Ukrainë, sulmeve kibernetike dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, njoftoi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Sigal