SHBA/ Tërhiqet nga gara për president, kandidati republikan Walker

478
Kandidati i republikanëve Scott Walker tërhiqet nga gara për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Popullariteti në rënie krahasuar me rivalin e tij Donald Trump ka detyruar Walker të japë dorëheqjen. Walker ka kryesuar sondazhet në fillim të vitit 2015, por ka humbur popullaritet pasi Donald Trump ka nisur të dominojë garën.
Walker i ka kërkuar të gjithë kandidatëve të tjerë republikanë që të tërhiqen nga gara. Ndryshe nga disa rivalë, Walker, ka pasur një fushatë të madhe dhe të kushtueshme.
Një sondazh i CNN-it ka treguar se Walker ka mbështetjen e më pak se gjysmë përqind të votuesve republikanë, që ka pasur fillimisht. 
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në vitin 2016. 
Sigal