SHBA tërheq stafin diplomatik nga Kuba, shkak sulmet ultrasonike

496
Një sulm me valë ultrasonike ka turbulluar kohët disi të qeta në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, pas përpjekjeve të ish-presidentit Barack Obama.
Tashmë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin pjesën më të madhe të stafit diplomatik nga Ambasada e tyre në Kubë, me pretendimin se kanë pësuar një sulm ultrasonik.
“Rreth 60% e stafit diplomatik do të largohet nga ishulli komunist, pas sulmeve të ndërmarra ndaj diplomatëve”, tha një zyrtar i paidentifikuar për mediet amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar gjithashtu shtetasit amerikanë që të mos vizitojnë ishullin, për shkak të zhurmave mbi limitet e pranueshme nga individi, që dëgjohen nëpër hotele.
Më shumë se 20 persona të stafit diplomatik janë raportuar me probleme shëndetësore. Kuba mohon të jetë përfshirë në këto sulme të raportuara, gjithsesi.
Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se vendimi nëse do të mbyllet apo jo Ambasada në Havana është “duke u vlerësuar”. Stafi diplomatik ka vuajtur nga disa shqetësime, që variojnë nga traumat e lehta të trurit, humbja e dëgjimit, e deri në marrje mendsh apo të përzierat.
Të paktën dy shtetas kanadezë janë prekur gjithashtu nga të njëjtat simptoma.
Zyrtarët citohen të kenë thënë për “Associated Press” se Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar stafin mbështetës në Ambasadën e Havanës të largohen së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre. Vetëm një personel i vogël për raste emergjencash do të qëndrojë atje. Ata njoftojnë gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar procedimin e vizave në Kubë për një periudhë të pacaktuar. Këto masa priten të qëndrojnë në fuqi derisa Kuba të japë garanci për sigurinë e diplomatëve amerikanë.
Pavarësisht hetimeve, që përfshijnë FBI-në, policinë kanadeze dhe autoritetet kubane, ende nuk ka një shpjegim të plotë mbi shkakun e këtyre incidenteve, që po ndodhin që prej fundit të vitit 2016.
“Valët ultrasonike përtej kapaciteteve akustike të pranueshme nga qeniet njerëzore mund të transmetohen me amplifikatorë dhe pajisjet nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme për të qenë të mëdha, apo të përdoren brenda apo jashtë një shtëpie”, thotë një ekspert i elektromagnetikës.
Sigal