SHBA, të shtëna në një koncert, 20 të plagosur, vritet njëri nga sulmuesit

497
Sigal

Një person ka hapur zjarr në një festival në Neë Jersey duke shkaktuar të pakten 1 tye vdekur dhe 20 të plagosur.

Përsoni nuk është identifikuar ende, por mësohet se në mes të plagosurve është edhe një fëmijë 13 vjeç.

Ngjarje ndodhe në një festival arti gjatë natës në Trenton, Neë Jersey, duke gdhirë mëngjesesi is ë dielës.

Prokurori i Mercer County Angelo Onofri tha në një konferencë shtypi të dielën se 16 nga 20 të plagosurit u trajtuan për plagë me armë zjarri. Katër prej tyre, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, ishin në gjendje kritike.

Ai tha se dy të dyshuar hapën zjarr gjatë festivalit. Një nga të dyshuarit, një 33 vjeçar, u vra. Një i dyshuar tjetër është në paraburgim.

Autoritetet thonë se rreth 1,000 vetë ishin në zonë kur filluan të shtënat.

Stacionet televizive lokale treguan një numër automjetesh policore në vendngjarje. Trentonian tha se vendi i festivalit ishte i mbushur me xham të thyer dhe mbeturina të tjera. Veprimtaria filloi të shtunën pasdite dhe ishte planifikuar të përfundonte të dielën pasdite.