SHBA, të shtëna me armë në drejtim të një kongresmeni, plagosen dy policë dhe ndihmësi i tij

472
Shkëmbim zjarri ka ndodhur ditën e sotme në SHBA, në një terren sportiv mjaft i frekuentuar nga deputetë të Kongresit. Të shtënat ishin në drejtim të një kongresmeni.
Drejtuesi i Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Steve Scalise, ka mbetur i plagosur. Po kështu nga plumbat janë plagosur dy policë dhe ndihmësi i kongresmenit.

“Policia e Aleksandrisë, disa kilometra nga kryeqendra në Virxhinia, njoftoi se agresori me shumë gjasa është arrestuar. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit”, shkruajnë mediat

“Steve Scalise, një nga drejtuesit e Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve është plagosur”, tha për CNN një nga kolegët e tij.
Sigal