SHBA shtiret në luftën kundër ISIS

127
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA për simulimin e luftës kundër ISIS në Irak.
“Koalicioni kreu më pak sulme ajrore në Irak në shtator, ndërsa terroristët e armatosur hynë në Siri” – shtoi Moska.
Për javën e kaluar, fokusi i fushatës ajrore të udhëhequr nga Rusia në Siri, ka qenë të asgjësojë terroristët në qytetin e Al-Mayadeen, një nga fortesat e fundit të terroristëve në juglindje të qytetit të Deir ez-Zor.
Sipas vlerësimeve të javës së kaluar, ushtria siriane, me mbështetjen ajrore ruse, kishte çliruar mbi 90 përqind të Sirisë nga forcat ISIS.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka vënë në pikëpyetje përpjekjen anti-terroriste të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.