SHBA, shkëmbim zjarri në Teksas vriten 9 persona, plagosen 18 të tjerë

450
SHBA – Një përplasje më armë zjarri Teksas, mes bandave rivale të motoçiklistëve shkaktoi nëntë të vdekur dhe 18 të plagosur, në ndërkohë që policia i frikësohet një numri në rritje të viktimave për shkak të hakmarrjes.
Ishte një e diel e qetë në qytetin e Uakos, mes Dallasit dhe Ostin, por që u prish nga zënkat në një restorant dhe që më pas u kthye në tragjedi.
Në restorantin ‘Tëin Peaks’ ishin dhjetëra motoçiklistë, një takim si shumë të tjerë të zakonshëm në Amerikë. 
Sipas dëshmitarëve gjithcka nisi papritur. Pas përplasjes trup me trup e me thika nisën të shtënat me armë zjarri. Vetëm ndërhyrja e policisë solli vendosjen e qetësisë.
Policia dyshon se bandat kanë nisur të qëllojnë njëra-tjetrën, pas një zënke për hapësira parkimi. 
Sigal