SHBA, Senati voton sot të nominuarit e Trump për sekretar shteti dhe për drejtor të CIA-s

481
Senati i Shteteve të Bashkuara sot pritet të votojë për të nominuarit e presidentit amerikan, Donald Trump, për sekretar shteti dhe për drejtor të CIA-s.
Votimi i parashikuar për sot bëhet në kohën kur dy senatorë të njohur republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham, kanë deklaruar se do ta mbështesin të nominuarin për sekretar të shtetit, Rex Tillerson, përkundër lidhjeve të tij të afërta me presidentin e Rusisë, Vlaidmir Putin.
Dy senatorët republikanë megjithatë nuk e fshehën shqetësimin e tyre lidhur me marrëveshjet e Tillerson me Moskën. Ndërkohë kandidat për postin e drejtorit të CIA-s është anëtari republikan i kongresit Mike Pompeo nga Kansas.
Sigal