SHBA: Senati pritet të miratojë Jeff Sessions si Prokuror i Përgjithshëm

449
Senati pritet të votojë të mërkurën në mbrëmje për të miratuar senatorin Jeff Sessions si Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së.
Republikanët kontrollojnë Senatin dhe kanë nevojë vetëm për një shumicë të thjeshtë për të miratuar të emëruarin e presidentit Donald Trump për prokuror të përgjithshëm.
Sessions është përballur me kundërshtimin e ashpër nga demokratët, që vënë në pikëpyetje qëndrimin e zotit Session në të kaluarën mbi emigracionin dhe të drejtat civile dhe kanë sugjeruar se ai është shumë i afërt me presidentin Trump, për të vënë sundimin e ligjit përpara politikës.
Republikanët e kanë mbrojtur zotin Sessions, duke thënë se karriera e tij e gjatë në Senat ka treguar integritetin e tij.
Votimi i konfirmimit është vonuar, ndërsa demokratët përdorin rregullat e Senatit për të zgjatur kohën që ata kanë për të folur në Senat mbi zotin Session.
Gjatë seancës për konfirmimin e tij para Komisionit Juridik të Senatit, demokratët shfrytëzuan një rregull pak të përdorur më parë për të vonuar për një ditë hedhjen në votë.
Ligjvënësit republikanë dhe Trump janë ankuar se demokratët po e vonojnë padrejtësisht procesin e konfirmimit për kabinetin e presidentit. Demokratët kanë pohuar se kanë nevojë për të shqyrtuar plotësisht të emëruarit, disa nga të cilët ata thonë se ishin të ngadalshëm për të paraqitur informacionin e nevojshëm për shqyrtimin e etikave.
Debati i zgjeruar mbi zotin Sessions që ka filluar të martën dhe vazhdon sot (të mërkurën) u theksua nga një qortim ndaj senatores demokrate Elizabeth Warren nga ana e republikanëve.
Senatorja Warren ishte duke lexuar një letër të shkruar nga Coretta Scott King, e veja e idhullit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Letra i ishte dërguar Komisionit Juridik të Senatit në vitin 1986, kur Jeff Sessions u propozua për një vend si gjykatës federal.
Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell tha se senatorja Warren shkeli rregullat e Senatit, duke e fyer zotin Sessions dhe u ndalua të flasë më tej.
Senatorja Warren u përgjigj duke postuar një video në Facebook nga jashtë Senatit – në video ajo del duke lexuar letrën, e cila përmban përmban kundërshtimin e fortë të Martin Luther Kingut për të pasur Jeff Sessions si gjyqtar në Alabama. King thotë në letër se Jeff Sessions, atëherë prokuror federal, ka punuar kundër qytetarëve zezakë duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar, se ndjekjet e rreme penale politikisht të motivuara dhe indiferenca ndaj shkeljeve kriminale të ligjeve të të drejtave civile, tregojnë se ai nuk i ka cilësitë për të qenë gjyqtar.
Gjatë seancës për konfirmimin e tij, Sessions u është përgjigjur akuzave të racizmit, duke thënë se ato ishin të pavërteta.
Videoja e postuar nga senatorja Warren është parë nga 3.8 milion njerëz që e kanë ripostuar atë 91.000 herë vetëm gjatë tetë orëve të para.
Sigal