SHBA, Sekretari i Shtetit Kerry: Militatët e IS, monstra psikopatë

512
I ka quajtur monstra psikopatë militinatët e Shtetit Islamik Sekretari amerikan i shtetit John Kerry , i ndodhur në Paris pas sulmeve që lanë mbi 120 persona të vdekur. Kerry tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë krah për krah me Francën, duke e konsideruar miken e vjetër aleatin e parë të vendit të tij.
“Motrat dhe vëllerëzit tuaj amerikanë qëndrojnë pranë jush, ashtu sic kemi qëndruar historikisht. Sonte në të gjithë jemi parisianë,” tha ai. Kerry nënvizoi se lufta kundër shtetit islamik nuk është një përplasje qytetërimesh, ata në fakt janë thjesht monstra psikopatë. Nuk kanë asnjë lidhje me civilizimin. Pas fjalës së tij ambasada amerikanë në paris u ndricua me ngjyrat e flamirit francez.
Vizita e Kerry-t në Paris ka për qëllim të tregojë mbështetjen e Uashingtonit ndaj Francës, si një aleat kyç veçanërisht në këtë moment të vështirë.
Sakaq gjendja e jashtëzakosnhme vijon në Francë, kurse Belgjika ka rritur nivelin e kërcenimit terrorist, pasi disa prej terroristeve që shkaktuan tragjedinë në Paris ishin rezidentë atje.
Sigal