SHBA/ Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të vizitojë Lindjen e Mesme

464
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të udhëtojë në Egjipt dhe Gjirin e Persisë javët tjetër për bisedime rreth marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, si dhe për luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.
Kerry do të vizitojë Kajron më 2 gusht, një Dialog Strategjik SHBA-Egjipt që “rikonfirmon partneritetin e qëndrueshëm të SHBA-ve me Egjiptit” thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.
Më 3 gusht, ai do të shkojë në Doha për t’u takuar më Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, ku bëjnë pjesë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain, Kuvajti, Omani, dhe Katari, për bisedime për marrëveshjen e Iranit, luftën në Siri dhe betejën kundër Shtetit Islamik. Në Doha, Kerry takohet edhe me homologun e tij nga Rusia Sergei Lavrov. Pas një jave në Lindje të Mesme, Kerry do të vazhdojë vizitën në juglindje të Azisë.
Sigal