SHBA sanksione të reja ndaj Venezuelës

607
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka deklaruar se sanksionet e reja financiare të imponuara nga Shtetet e Bashkuara do të çojnë në një pezullim të eksporteve të naftës drejt SHBA-së.

Urdhri i presidentit Donald Trump ndalon tregtinë në borxhin venezuelas dhe bllokon firmën shtetërore të naftës të shesë kontrata në Shtetet e Bashkuara.

I ashpër ishte reagimi i presidentit Nicolas Maduro, i cili i qortoi sanksionet amerikane si një akt jo-ligjor agresioni.

“Venezuela kurrë nuk do t’i dorëzohet asnjë fuqie imperiale. Ne nuk do të kemi probleme për ta shitur naftën tonë në tregje të tjera,” u shpreh presidenti.

Edhe ministri i jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza dënoi veprimet e Shteteve të Bashkuara si nxitëse të një krize humanitare. Sanksionet, sipas tij, dhe “kërcënimet” nga amerikanët përbëjnë një “politikë të pacivilizuar”.

Por Shtetet e Bashkuara e akuzojnë qeverinë e Maduros si dhunuese të të drejtave të njeriut dhe penguese të demokracisë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, “diktatura Maduro” po i mohon popullit të ushqehet e të mjekohet. Asambleja e re e votuar, sipas Uashingtonit përbën një thyerje themelore në rendin ligjor legjitim të Venezuelës.

Urdhri i nënshkruar nga Trump do të detyrojë mbylljen e Citgo Petroleum, një degë me bazë në SHBA e kompanisë venezuelase të naftës PDVSA. Ky vendim pritet t’i kushtojë vendin e punës shumë amerikanëve si dhe do të ndikojë tek investimet e kompanive amerikane.
Sigal