SHBA/ Rritje në numrin e aplikimeve për nënshtetësi para zgjedhjeve

496
Sigal

Ndërsa afati për t’u regjistruar po përfundon,
organizatat e emigracionit shpresojnë se nënshtetasit e rinj amerikanë do të
regjistrohen në kohë për të votuar në zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor.
Aplikimet për nënshtetësi janë rritur me 8 për qind këtë vit, krahasuar me
vitin 2012. Votimet në Amerikë organizohen nga shtetet individuale dhe afatet e
regjistrimit ndryshojnë nga shteti në shtet.

Një
rritje e vogël në numrin e aplikimeve për shtetësi gjatë një viti zgjedhor nuk
është e pazakontë, por disa organizata thonë se këtë vit ka ndikuar edhe gara e
ashpër mes kandidatit republikan Donald Trump dhe rivales së tij Hillary
Clinton.

“Këto
zgjedhje kanë qenë veçanërisht përçarëse kur flitet për emigracionin, dhe shumë
nga aplikantët e rinj, kanë përmendur retorikën e përdorur gjatë fushata si një
arsye se pse ata duan të marrin nënshtetësinë,” thotë Rachel Gittinger, e
organizatës jo fitimprurëse CARECEN, e cila ndihmon emigrantët hispanikë me
kërkesën dhe provimin për nënshtetësinë.

Dy
kandidatët kryesorë kanë dallime të mëdha në politikat e tyre të imigracionit.
Zoti Trump e nisi fushatën e tij presidenciale duke premtuar se do të ndërtojë
një mur në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe se do të dëbojë
ata që kanë ardhur kohët e fundit ose që kanë ndenjur më gjatë se sa ia lejonin
vizat.

Zonja
Clinton, nga ana tjetër, ka premtuar se do të propozojë legjislacion të ri
gjatë 100 ditëve të para në detyrë për të riparuar sistemin e imigracionit.

Mayra
Chang lëvizi këtu nga Lima e Perusë, pesë vjet më parë. Ajo e bëri betimin për
nënshtetësinë gjatë një ceremonie përballë monumentit të presidentit Jefferson
në shtator. Ajo tha se zgjedhjet e motivuan atë të aplikonte për nënshtetësi.

“Është
shumë e rëndësishme. Në një shkallë nga 1 deri në 10, për nga rëndësia, kjo
arrin shkallën 10” thotë ajo.

Zonja
Chang tha se ajo ishte veçanërisht e zhgënjyer me komentet e zotit Trump vitin
e kaluar kur ai tha se meksikanët që kalojnë kufirin në mënyrë të
jashtëligjshme janë “dhunues” dhe kriminelë.

Walter
Llontop Araujo, një votues i pavendosur që mori nënshtetësinë në shtator, tha
se ishte i gëzuar që më në fund do të ketë mundësinë të votojë.

“Është
hera e parë për mua dhe mezi e kam pritur të kem mundësinë të votoj. Do të jem
pjesë e këtyre zgjedhjeve me një president të ri” tha ai.

Ajo
që mbetet për t’u parë është nëse 500,000 nënshtetasit më të rinj do të marrin
pjesë në votime.

Votimet
në Amerikë organizohen nga shtetet. Në disa prej tyre si në Misisipi, Karoliën
e Jugut dhe në Virxhinia regjistirmi është mbyllur./voa