Sigal

Ajo duhej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, por përfundoi tragjikisht. Dy të rinj nga Teksas humbën jetën pasi avioni i tyre u përplas ditën e martesës së tyre.

Menjëherë pas ceremonisë martesore ku u argëtuan pa fund me miqtë e të afërmit, çifti amerikan kishte marrë një helikopter. Ai do t’i çonte në San Antonio, ku ata të kalonin natën e parë të dasmës.

Por helikopteri ku ndodhej Will Byler dhe Bailee Ackerman u përplas dhe fatkeqësisht ata humbën jetën. Në aksident humbi jetën dhe piloti që drejtonte helikopterin. Aksidneti tragjik ndodhi disa kilometra larg fermës familjare të tyre në Uvalde.