SHBA, Presidenti Trump nuk do të kërkojë vazhdimin e hetimeve ndaj Hillary Clinton

105

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump nuk do të
kërkojë hetime të mëtejshme nda ish kandidates për president Hillary Clinton,
për përdorim të postës elektronike në një server privat, kur ajo ishte
Sekretare e Shtetit, tha sot këshilltari Trumpit, Kelijen Conway.

Siç
raporton BBC, Conway theksoi se Presidenti Trump nuk dëshiron të vazhdojë më
tej me akuza ndaj demokrates, edhe pse sipas tij, shumë amerikanë nuk i besojnë
asaj dhe konsiderojnë se ajo nuk është e sinqertë, por sipas tij, Trump do ta
ndihmojë që ta shërojë këtë plagë.

Gjatë
fushatës presidenciale, republikani Trump e ka akuzuar demokraten Clinton për
përdorim të paligjshëm të një serveri privat, për komunikim zyrtar, në lidhje
me këtë, FBI ka zhvilluar një hetim, i cili besohet se ka ndikuar në rezultatin
e zgjedhjeve