SHBA porosi Vuçiçit: Mos i jap status diplomatik bazës ruse në Nish

554
Zëvendëspresidenti Majk Pence gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë i ka kërkuar Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, që të mos i jepet status diplomatik bazës ruse në Nish, e cila operon si qendër humanitare. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe.
“Është e rëndësishme që ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit të mos zgjerohet dhe të kuptohet pse SHBA-të janë të shqetësuara, ka thënë zëvendës presidenti amerikan Mike Pence në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Uashington” kanë raportuar mediat serbe.

Gazeta serbe “Blic” po ashtu ka shkruar se takimi Vuçiç-Pence ka kaluar “me më pak dramë” se sa që ishte rastin me administratën e mëhershme, është diskutuar për ndikimin rus në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.
Sigal