SHBA, policia vret drejtuesin e automjetit nga helikopteri

463
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një drejtues automjeti është vrarë nga policia gjatë një ndjekjeje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaliforni të SHBA¬ve, ku një i dyshuar nuk iu bind thirrjes së policisë për të ndaluar mjetin.

Policia kërkoi përforcime dhe u vu në ndjekje të drejtuesit. Në ndihmë erdhi edhe helikopteri. Në momentin që drejtuesi po hynte në kundërvajtje në një autostradë, helikopteri qëlloi mbi mjetin duke e lënë të vdekur drejtuesin.