Sigal

Policia e ShBA-së ka ekzektuar me armë aktoren e njohur Vanessa  Marquez, e cila ka qenë pjesë  e serialit ‘ER’ , në rolin e infermieres Wendy Goldman.

Sipas raportimit të mediave vendase bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Pasadena të Kalifornisë kur 49-vjeçarja zbriti nga makina me një pistoletë lodër në dorë, pas rreth 90 minutash debate me policinë.

Sipas policisë, punonjësit u munduan të negocjojnë me të, që ta dorëzonte pistoletën që kishte në dorë, por ka qenë e pamundur, duke shkrepur armën në drejtim të saj. Në një moment, Marquez u drejton atyre një mjet, që sipas efektivëve dukej si një pistoletë e vërtetë. Në këtë moment, në drejtim të aktores qëllohet me armë zjarri, të paktën një herë. Vanessa Marquez u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Marquez u bë e famshme në fillim të viteve 1990, kur ajo luajti rolin e infermieres Wendy Goldman në dramën e famshme “ER” transmetuar fillimisht në rrjetin televiziv NBC. Mes të tjerash, ajo luajti edhe krah aktorit George Clooney në harkun e viteve 1994-1997, të cilin e kuzoi më vonë për ngacmim seksual.