SHBA/ Policia gjen sportistin shqiptar të zhdukur në Los Angeles

503
Policia në veri të Kalifornisë njofton se e ka gjetur atletin shqiptar, i cili ishte zhdukur, pas pjesëmarrjes në Lojërat e Veçanta Olimpike.
Andi Gusmari, 44 vjeç, që ishte zhdukur më 31 korrik në Los Angeles, erdhi mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Hayward, një qytet afër San Franciscos.
Hayward është më shumë se 500 kilometra larg Los Angeles. Policia thotë se Gusmari nuk flet anglisht dhe akoma nuk dihet se si ka ardhur deri në Hayward.
Lojërat e Veçanta Olimpike janë mbajtur nga 25 korriku deri më 2 gusht. Rreth 6,500 atletë me aftësi të kufizuara kanë garuar në 25 disiplina të ndryshme sportive.
Sigal