SHBA/ Pas fitores, Donald Trump është gati të veprojë. Por si do të qeverisë?

505
Sigal

Historia ka treguar se presidentët e rinj, kanë shanset
më të mëdha politike për të vepruar në fillim të presidencës, veçanërisht nëse
partia e tyre kontrollon edhe Kongresin.


rastin e presidentit të zgjedhur Donald Trump, si përkrahësit ashtu edhe kritikët
e tij po debatojnë se si do ta përdorë mandatin për qeverisjen e tij, pas
zgjedhjeve dhe nëse duhet t’i marrë vendimet me apo pa mbështetjen e opozitës
demokrate.

Megjithatë
në fund i takon vetë presidentit të ri të zgjedhë sesi do të qeverisë dhe nëse
në vendimet e tij do të reflektojë dhe mendimet e opozitës demokrate.

Presidenti
zgjedhur Donald Trump garantoi zgjedhësit se është gati për sfidën përpara,
gjatë një interviste për rrjetin mediatik CBS.

Kryetari
i dhomës së përfaqësuesve Paul Rajan është i vendosur të zbatojë programin
republikan: “Mirëserdhët në agimin e një qeverie të re dhe të bashkuar
republikane”- tha ai.

Por
kryetari i ri i demokratëve të senatit Chuck Schumer ishte më i përmbajtur: “
Kur kemi mundësi të punojmë sëbashku, do ta bëjmë. Por i kam thënë gjithashtu
presidentit të zgjedhur, se për çështjet që nuk biem dakort, duhet të presë një
përballje të fortë dhe të vështirë”.

Zoti
Trump i detyrohet për fitoren zgjedhësve që kërkojnë ndryshim, thotë Daniel
Hamilton i Johns Hopkins: “ Njerëzit e donin atë edhe për të ndryshuar sistemin
ndaj mbështjes së vakët për kandidatët politikë”.

Me
republikanët që kontrollojnë kongresin zoti Trump do të miratojë shpejt
programin e tij legjislativ thotë eksperti Stephen Wayne: “Pra është mirë të veprosh
kur janë kushtet e përshtatshme. Dhe zakonisht për presidentët që janë zgjedhur
në mandatin e parë të qeverisjes përbërja e kongresit ka qënë në favor te
tyre”.

Kongresmenët
republikanë do t’i hapin rrugë zotit Trump thotë analisti Tom de Frank:

“Ai
është udhëheqësi aktual i tyre dhe republikanët do t’i përulen ndoshta s’është
fjala e duhur por ata do të jenë më shumë të prirur të bëjnë atë që ai kërkon,
sesa të kundërtën”.

Por
kryetari republikan i senatit Mitch McConnell thotë se duhet bërë kujdes:
“Mendoj se është gjithnjë gabim ta keqinterpretosh mandatin tënd dhe shpesh
mazhorancat mendojnë se kjo do të zgjasë pergjithmonë. Asgjë nuk është
përgjithmonë. Prej 1788 në program kemi zgjedhje çdo dy vjet”.

Trump
mori një fitore të pastër në terma të votës elektorale por humbi votën
popullore përballë Hillary Clinton një tjetër faktor ky që mund t’i kufizojë
synimet e tij për të qeverisur me një mandat të fortë.