SHBA, Obama pas zgjedhjeve : Të lutemi për suksesin e Trump, krenar për Clinton

452
Sigal

Presidenti
Barack Obama ka folur pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
Obama tha se para se të jemi demokratë apo republikanë jemi të gjithë patriotë.

“Të gjithë lutemi për suksesin e Trump”, theksoi ai, duke
shtuar se ndihet krenar për Hillary Clinton.

“Ne jemi të gjithë një skuadër. Së pari në jemi
amerikanë, jemi patriotë. Nuk është ndonjë sekret që unë dhe presidenti i
zgjedhur kemi disa ndryshime.  Këtë dëgjova nga Donald Trump dje, këtë
dëgjova pasi fola me të dhe kjo është ajo çka vendit tonë i duhet: respekt për
institucionet, respekt për ligjin dhe respekt për njëri-tjetrin.

Pavarësisht fitues apo humbës në këto zgjedhje, ky ishte
misioni ynë dhe unë jam krenar për ekipin tim, për gjithçka që ka bërë. Kjo
është natyra e fushatës, e demokracisë. Nuk është gjithmonë frymëzuese, por për
të rinjtë që kanë mbetur të zhgënjyer unë them se duhet të mbeteni të
inkurajuar, të mos jeni cinikë dhe të luftoni për çfarë është e drejtë. Të
punojmë që të sigurohemi që presidenti i ardhshëm të ketë sukses”, tha Obama.