SHBA, Obama: I paprecedent lajkatimi që Trump i bën Putinit

430
Sigal

Lajkatimi që kandidati republikan për president, Donald
Trump i bën presidentit rus, Vladimir Putin me anë të elozheve është një fakt i
paprecedent dhe jo në linjë me politikën amerikane, deklaroi sot presidenti
amerikan, Barack Obama, gjatë një konferencë shtypi me kryeministrin italian,
Matteo Renzi, në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo është e paprecedent në
politikën amerikane”, deklaroi Obama.

Presidenti amerikan hodhi poshtë
edhe fjalët e përhapura për përplasje mes FBI-së dhe Departamentit amerikan të
Shtetit për çështjen e e-mail-eve të ish-sekretares së Shtetit, Hillary
Clinton.

”Nuk është e vërtetë”, deklaroi
ai.Gazeta Telegraf/