SHBA – Obama: E nënvlerësova ndikimin e sulmeve kibernetike ruse

437
Sigal

Presidenti amerikan
Barack Obama, pas përfundimit të agjencive amerikane të zbulimit se Rusia
ndërhyri në zgjedhjet presidenciale, thotë se “e nënvleftësoi” ndikimin e
fushatës së keqinformimit dhe sulmeve kibernetike tek një vend demokratik.

Zoti Obama, që mbaron
mandatin e tij pas 12 ditësh, tha në televizionin ABC se nuk mendon se e ka
nënvleftësuar Presidentin rus, Vladimir Putin, që komuniteti i zbulimit
vlerëson se kishte urdhëruar përpjekjen për të sabotuar sistemin amerikan të
zgjedhjeve demokratike dhe kandidaturën e ish-rivales së presidentit të
zgjedhur Donald Trump, Hillary Clinton. Por ai shtoi:

“Mendoj se nënvlerësova
se në ç’shkallë, në këtë erë të re informacioni, është e mundur që
keqinformimi, sulmet kibernetike të ndikojë tek shoqëritë tona të hapura, në
sistemet tona, të depërtojnë në praktikat tona demokratike në mënyra të tilla
që unë mendoj se po përshpejtohen”.

Ai tha se kishte bërë
publik një version të shkurtër të raportit të zbulimit për sulmet kibernetike
ruse, “që ta kuptojmë se kjo është diçka që Putin e ka bërë për një kohë të
gjatë në Evropë, fillimisht në ish-vendet satelite të saj, ku ka shumë njerëz
që flasin rusisht, por gjithnjë e më shumë edhe në demokracitë perëndimore”.

Agjencitë amerikane të
zbulimit, arritën në përfundimin se Rusia kishte depërtuar në mijëra emaile të
shefit të fushatës së zonjës Clinton, John Podesta dhe i bëri ato publike
përmes faqes WikiLeaks, përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Raporti nuk analizon
nëse rrjedhja e emaileve ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve, një fakt që zoti Trump
e ka theksuar në një sërë komentesh në Twitter që kur u informua me gjetjet e
agjencive të zbulimit të premten,

“Informacioni i
zbulimit e thekson se nuk ka absolutisht asnjë provë se sulmi kibernetik ndikoi
tek rezultatet e zgjedhjeve. Paisjet e votimit nuk janë prekur”, shprehej zoti
Trump. Intelligence stated very strongly there was absolutely no evidence that
hacking affected the election results,” Trump said. “Voting machines not
touched!”

Presidenti Obama
paralajmëroi kundër marrëdhënieve të afërta me Rusinë.

“Një nga gjërat që më
shqetëson është se sa të shumta kanë qenë komentet, ku republikanë apo
komentatorë dukej se kishin më shumë besim tek Vladimir Putin sesa tek
amerikanët e tjerë, thjesht sepse amerikanët e tjerë ishin demokratë. Kjo nuk duhet
të ndodhë”, tha ai.

Zoti Obama tha se ka
folur disa herë pas zgjedhjeve me Presidentin e zgjedhur Trump dhe se mesazhi
kryesor që është përpjekur të përcjellë është se ka ndryshim mes qeverisjes dhe
fushatës dhe se sapo bën betimin “je në krye të institucionit më të madh të
botë.