SHBA, Obama: Dolëm nga kriza ekonomike, tani të kthejmë faqe!

443
Sigal

UASHINGTON – “Ne dolëm nga recensioni, tani duhet të kthejmë faqen”. Kështu e nisi sfidën për dy vitet e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë presidenti Brack Obama, i cili njoftoi mbrëmë hapjen e një faze të re për SHBA-në.

“Jemi që prej 15 vitesh në shekullin e ri. Dhe për shumë njerëz, kjo ishte e vështirë dhe është ende, mes kërcënimeve terroriste, dy luftërave të gjata dhe një recensioni”, tha Obama duke paralajmëruar një ringjallje për ekonominë amerikane, pas një deficiti në rënie dhe një boom në prodhimin e energjisë.

Gjatë fjalimit, Obama shpalli një ndryshim të linjës ekonomike: “Mjaft privilegjeve për të pasurit, t’u japim më shumë para klasës së mesme”. Sa i takon luftës ndaj ISIS, Obama i kërkoi Kongresit amerikan të miratojë një rezolutë për përdorim të forcës, me qëllim që t’i tregojë botës se ata janë të bashkuar. Presidenti amerikan vijoi më tej duke i kërkuar Kongresit të miratojë rregullat e duhura për luftën ndaj sulmeve kibernetike. “Asnjë shtet i huaj nuk do të jetë në gjendje të paralizojë rrjetet tona, të vjedhë sekretet tona tregtare apo të uzurpojë privatësinë e familjeve amerikane”.

Ndërsa në frontin e politikës së jashtme, Obama adresoi çështje të lidhura më Kubën dhe Iranin. “Kongresi duhet të fillojë të punojë për t’i dhënë fund embargos me Kubën dhe ndalimin e Iranit në prodhimin e armëve bërthamore.” Për herë të parë në një fjalim presidnecial, Obama përmendi fjalën trasgjini dhe biseksual duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Po ashtu, në 2010-ën, Obama ishte presidenti i parë që përdori fjalën homosekual në një fjalim mbi situatën e SHBA-ve. “Si amerikan, në dënojmë persekutimin e grave, pakicave fetare, lesbikëve, homosekusalëve, bisesualëve dhe transekusalëve”, ka theksuar Obama.