SHBA nuk është në Irak për naftën

523
Mattis viziton Irakun për të parën herë në cilësinë e shefit të Pentagonit dhe shpreson të marrë një vlerësim të parë të situatës atje, ndërsa forcat irakiane të mbështetura nga SHBA kanë nisur një ofensivë të re për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga bastioni i fundit që u ka mbetur në qytetin e Mosulit.

I pyetur nëse një kërcënim për të marrë naftën e Irakut ishte në axhendën e vizitës së tij, Mattis e hodhi poshtë kategorikisht një mundësi të tillë. “Unë mendoj se të gjithë në Amerikë, zakonisht paguajnë për gazin dhe naftën dhe jam i sigurt së kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Ne nuk jemi në Irak për të marrë naftën e askujt”- i tha Mattis grupit të gazetarëve që udhëtonin me të.
Sigal