SHBA, një 32-vjeçar vret familjen e së dashurës

90
Një person ka vrarë një grua, dy fëmijë dhe më pas është vetëvrarë mëngjesin e së mërkurës me kohen lokale në një shtëpi në Atlanta. Një person i pestë është në gjendje të rëndë, pas plagëve të marra. Sipas mediave amerikane, autori i kësaj ngjarje është Matthew Fields, një 32-vjeçar që besohet se ka qenë në lidhje me 37-vjeçaren Rebecca Manning, që nuk ka mundur t’iu rezistojë plagëve të marra në shpinë. Autoritet kanë zbuluar në shtëpi se ishin vrarë edhe dy fëmijët e Rebeccas, Jacob Smith 9-vjeç dhe Jared Smith 8-vjeç. I plagosur në gjendje të rëndë, dhe me shumë pak mundësi shpëtimi, është 75-vjeçari Jerry Manning, i ati i Rebeccas. Autoritetet kanë thënë se aktualisht kanë shumë pak informacione se pse ka ndodhur kjo tragjedi, që çoi në shuarjen e një familjeje të tërë. Mendohet se para se t’i jepte fund jetës së tij, autori i krimit, Fields ka telefonuar të ëmën, për t’i thënë se do të vdiste, ndërsa ajo më kot është munduar t’ia ndryshojë mendjen.