SHBA, New Jorku arrin temperatura rekord për shkurtin

518
Qyteti i Nju Jorkut përjetoi sot një rekord nxehtësie për muajin shkurt, me temperatura më shumë se 24 gradë Celsius gjatë pasdites në Central Park, njoftoi një meteorologe e Shërbimit Kombëtar të Motit.
”Termometri shënon 24,4 gradë Celsius, kjo është një temperaturë rekord për Nju Jorkun”, njoftoi Faye Morrone, ndërsa shumë nju jorkezë po shijonin pushimin e drekës jashtë nën diell.
Rekordi i mëparshëm për 21 shkurtin ishte 20 gradë, i regjistruar në 1930.
Temperaturat e së mërkurës përbëjnë gjithashtu një rekord për gjithë muajin shkurt, ku rekordi i mëparshëm i arritur në 1930 dhe 1985 ishte 23,88 gradë Celsius.
Këto temperatura të pranverës së vonë që përfshinë një pjesë të madhe të verilindjes së SHBA-së pas reshjeve të dëborës që u regjistruan të shtunën nuk pritet të zgjasin në kohë.
Nga e enjtja, temperaturat do t’i rikthehen më afër normales në disa zona, me një temperaturë maksimale që pritet të shënohet deri në 7,2 gradë Celsius.
Sigal