SHBA - “Ëndërrimtarët”, Trump mohon arriten e marrëveshjes me demokratët

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mohuar arritjen e një marrëveshje me demokratët për të mbrojtur emigrantët e rinj pa dokumente.

Trump tha se “siguria masive e kufirit do të duhej të miratohej në këmbim të pëlqimit” për programin e emigrantëve.

Demokratët e Kongresit të Lartë 
Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer njoftuan marrëveshjen për emigrantët, të njohur si “Ëndërrimtarët”, pas bisedimeve me Z. Trump të mërkurën.
Ata thanë se plani përjashtoi murin e propozuar të presidentit me Meksikën. Ndërsa Trump tha se muri do të ndërtohet.