SHBA, ndahet nga jeta aktori i njohur Martin Landau, ylli i filmit “Mision i Pamundur”

530
Martin Landau, aktori amerikan dhe ylli i serialit televiziv “Mision i Pamundur” (“Mission: Impossible”), fitues i një çmimi Oscar për “Ed Wood” nga Tim Burton, është ndarë nga jeta të shtunën në moshën 89-vjeçare, njoftoi sot agjenti i tij Dick Guttman.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e aktorit ikonë, Martin Landau”, theksoi Guttman në një komunikatë.

I lindur në vitin 1928 në Nju Jork, ai filloi karrierën profesionale si karikaturist në gazetat nju-jorkeze.

Zgjedhur me Steve McQueen, nga 2 000 kandidatë, gjatë një audicioni nga studio “Lee Straberg” në vitin 1955, ai ka mbajtur role të dyta, veçanërisht në vitin 1959 në një prej filmave të njohur të Alfred Hitchcock, “North by Northwest”.

Ai fitoi menjëherë një sukses të madh në sajë të serialit televiziv “Mission: Impossible”, në të cilin ai mishëron Rollin Hand dhe luan me bashkëshorten e tij të parë, Barbara Bain.
Në vitin 1968 ai u nominua për tre çmime Emmy Awards dhe një Golden Globe.


Sigal