Sigal

Stuhitë e mëdha dimërore do të sportohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të sjellin dëborë dhe akull në Veri dhe shira të furishëm në jug gjatë të gjithë fundjavës.

Rreth 100 milion amerikan janë në gjendje emergjence për shkak të stuhive dhe rreth 500 fluturime janë anuluar deri tani sipas Flight Aware.

Probleme më të mëdha pritet të kenë udhëtarët e Midwest dhe Nordest. Në bregun lindor ka filluar të bjerë dëborë, por sipas meteorologëve një stuhi e dytë do të godasë në mënyrë të veçantë New York-un dhe Boston- mes të shtunës në mbrëmje dhe të dielës, me dëborë, shi dhe ngrica.

Në Big Apples do të ketë një ulje të fortë të temperaturave në mbrëmjen e të dielës. Ekspertët thonë që ky ajër që vjen nga Arktiku do të shpërndahet në të gjithë vendin dhe në fundjavën e ardhshme do të ketë temperatura të ulëta deri në jug në Florida.