SHBA, mbi 70 të arrestuar në protestat anti -Trump

536
Sigal

Të paktën 71 persona janë arrestuar në Portland gjatë
natës së katërt të protestave kundër zgjedhjes së Presidentit Donald Trump në
krye të Shtëpisë së Bardhë.

Policia
ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Autoritetet thonë se shumica e të
arrestuarve nuk u janë përmbajtur urdhrave të ligjshëm për të liruar rrugën në
zonën e qendrës së qytetit.

Përveç
kësaj, fishekzjarre dhe predha molotov është hedhur në drejtim të oficerëve të
policisë. Në një automjet policie është pikturuar një mesazh anti-Trump.

Pesë
persona po ndiqen penalisht, ndërsa 67 të tjerë janë lënë në burgun e Qarkut të
Multnomah. Të arrestuarit janë nga mosha 18 deri në 54 vjeç, ndërsa janë
transportuar në burg me një autobus të madh. Në disa zona të Shteteve të
Bashkuara po zhvillohen protesta për të katërtën natë radhazi kundër zgjedhjes
së Donald Trump President.

Kryetari
i Portland Charlie Hejls dhe shefi i policisë Mike Marshman i bënë thirrje
protestuesve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shprehin opinionet e tyre në
mënyra të tjera.