SHBA, marinsi, hap zjarr në bazën e ‘Pearl Harbour’, tre viktima dhe një i plagosur

113

Frikë dhe panik në ‘Pearl Harbour’, baza historike detare, 13 kilometra larg Honolulu, në Hawai, e cila është ‘shtëpia’ e flotës së Paqësorit të SHBA.

Dje në mbrëmje, një marins amerikan papritmas hapi zjarr duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë, para se të vetëvritej duke u qëlluar në kokë.

Sipas dëshmitarëve, dy viktimat dhe të plagosurit janë tre punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes.

Dihet pak për dinamikën dhe motivin e episodit, i cili ndodhi tre ditë para 78 vjetorit të sulmit ajror japonez në bazë, në ku 7 Dhjetor 1941 në të cilin u vranë mbi 2300 ushtarë amerikanë dhe që shënoi hyrjen e Shteteve të Bashkuara në luftën e dytë botërore.

Sulmi me armë ndodhi ndërsa në ‘Pearl Harbour’ ishin duke u zhvilluar përgatitjet për festimet që do të zhvilloheshin.

Momente terrori dhe ankthi përjetuan edhe shumë turistë të cilët në momentin e sulmit ishin duke vizituar Monumentin Kombëtar të bazës ushtarake.

Zona e Pearl Harbour, e cila është ‘shtëpi’ për Marinën e SHBA dhe Forcën Ajrore me 10 anije luftarake dhe 15 nëndetëse, u mbyll për rreth dy orë. Qindra zjarrfikës, shpëtimtarë dhe njerëz nga policia ushtarake dhe forcat speciale u përfshinë në sigurinë e bazës.

Presidenti amerikan Donald Trump, duke u kthyer në Uashington nga Londra, ku mori pjesë në samitin e liderëve të NATO-s, u informua menjëherë për incidentin.

Guvernatori i Havait, David Ige ka njoftuar se Shtëpia e Bardhë ka ofruar ndihmën e saj përmes agjencive federale.