SHBA, lirohet pas 23 vjetësh nga burgu, ishte dënuar gabimisht (Foto)

624
“Bota jashtë burgut është vërtetë e bukur”. Këto janë fjalët e para të Lamonte McIntyre pas lirimit nga burgu, ku vuante prej 23 vjetësh dënimin.

41-vjeçari me origjinë nga Kansas ishte dënuar gabimisht për vrasje të dyfishtë në vitin 1994.
Ai kaloi 23 vjet më shumë se gjysma e jetës së tij, duke paguar për një krim që nuk e kishte bërë dhe nuk kishte rreshtur kurrë së thëni se ishte i pafajshëm.

“Asnjëherë nuk kishte pasur prova të mjaftueshme që lidhnin të klientin tim me vrasjet e kryera shkruan Tgcom.

Ai u arrestua vetëm 20 minuta pas marrjes në pyetje, jemi përballë një padrejtësie të jashtëzakonshme”- tha avokati i Lamonte McIntyre pas lirimit nga burgu të këtij të fundit.

‘Hetimi u bë në mënyrë të shpejtë dhe u bë një padrejtësi në dënimin e tij.”- tha një përfaqësues i Midwest Innocence, organizatë që ndihmoi për lirimin e 41-vjeçarit. Ndërkohë nënë e tij, e cila ishte prezente në gjithcka që ndodhi me djalin e saj, falënderoi të gjithë ata që nuk hoqën dorë dhe ndihmuan për lirimin e Lamonte.


Sigal